Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Berlin, Gjermani, për të marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë, PES Congress 2022.
“I organizuar me mbështetjen e SPD-së gjermane, ky kongres do të mirëpresë krerë të shteteve dhe qeverive, komisionerë evropianë, udhëheqës të partive dhe përfaqësues të tjerë.Me moton “Me guxim. Për Evropën” do të diskutohet për politikat për të adresuar ndryshimet e thella në sigurinë ndërkombëtare, rritjen e çmimeve të energjisë dhe inflacionin, krizën e shkaktuar nga Covid, ndryshimet klimatike dhe sfidat sociale”, thuhet në njoftimin e zyrës për media të qeverisë./arbresh.info/
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...