Kurti udhëtoi për në Gjermani, pritet të marrë pjesë në Forumin Ekonomik ‘’Global Connect 2022’’

08:43 | 15 Nëntor 2022
E.H

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Stuttgart të Gjermanisë.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit.

Gjatë qëndrimit dyditor, kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik ‘’Global Connect 2022’’.

Ai po ashtu do të zhvillojë takime me përfaqësues politikë të landit Baden-Württemberg dhe të bizneseve atje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme