Kurti ua thotë serbëve në gjuhën e tyre: Me 1 gusht nis reciprociteti për dokumente të idenfikimit dhe targa të automjeteve

09:30 | 30 Korrik 2022
L G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një video të publikuar ku flet në gjuhën serbe iu drejtohet qytetarëve serb të Kosovës lidhur me vendimin e qeverisë për lëshimin e dokumenteve në hyrje-dalje në të gjitha pikat kufitare, për qytetarët serbë që posedojnë dokumente identifikuese të lëshuara nga autoritetet serbe.

Kurti ka njoftuar se nga 1 gushti do të fillojë edhe procesi i regjistrimit të veturave që posedojnë targa ilegale të cilat do të kthehen në RKS, shkruan arbresh.info.

Ai ka njoftuar se institucionet përgjegjëse kanë bërë përgatitjet e nevojshme ligjore e logjistike dhe se zyrtarët shtetërorë do t’iu ndihmojnë serbëve të Kosovës ta fillojnë e zhvillojnë këtë proces.

“Në respektim të ligjeve të Republikës së Kosovës, nga e hëna më 1 gusht 2022, do të fillojë lëshimi i dokumentit hyrje-dalje në të gjitha pikat tona kufitare për qytetarët që posedojnë dokumente identifikuese të lëshuara nga autoritetet e Serbisë. Në të njëjtën ditë, do të fillojë edhe procesi i regjistrimit të veturave që posedojnë targa ilegale të cilat do të kthehen në targa RKS. Institucionet bartëse të këtij procesi kanë bërë përgatitjet e nevojshme ligjore dhe logjistike. Zyrtarët shtetërorë janë të përkushtuar që bashkarisht me ju, ta fillojnë dhe zhvillojnë këtë proces me sukses”, shkruan Kurti sipër videos.

Kurti iu ka thënë qytetarëve serbë të Kosovës ta kuptojnë këtë si përgjigje ndaj shkeljes së të drejtave të tyre.

“Nuk duam që këtë veprim ta kuptoni ndryshe, përveç si përgjigje ndaj shkeljeve të të drejtave, të drejtave tuaja, si nënshtetas të Kosovës. Obligimi i qeverisë është që të mbrojë të drejtat tuaja nga veprimet diskriminuese të cilat siç janë kërcënim ndaj shtetit, janë kërcënime ndaj gjithë neve, si shtetas të tij”, tha ai.’

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme