Nga kryeqendra e Norvegjisë drejt qytetit të Frankfurtit udhëtoi Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti këtë fundjavë, gjersa në mëngjesin e sotëm takoi e bashkëbisedoi me studentë nga diaspora jonë në Gjermani.
Bashkë edhe me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, kryeministri Kurti diskutoi me pjesëmarrësit mbi progresin dhe zhvillimin e vendit dhe politikat e ndërmarra nga qeveria jonë për të rinjtë dhe studentët, shkruan Arbresh.info.
“Trajtoi programet e qeverisë të cilat synim kanë punësimin te të rinjtë dhe nxitjen e përfshirjes së tyre në tregun e punës siç është rasti me programin Praktikë në Qeveri apo platforma SuperPuna. Në lidhje me iniciativat e ndërmarra të cilat në kryeqendër e kanë patur angazhimin e diasporës, përmendi hapjen e Shkollës për Diplomaci të Diasporës dhe Programin për Diplomaci Qytetare, si nisma të jashtëzakonshme që afrojnë profesionistët, studentët, të rinjtë e të rejat më pranë vendit.”, thuhet në njoftim.
Në këtë bashkëbisedim me studentët, Kurti foli edhe për ndërlidhjen e sistemit arsimor me ekonominë e vendit, jetësimin e arsimit publik të lartë falas, ndërkaq që vëmendje e veçantë i është dedikuar edhe mbështetjes financiare për studentët.
Kryeministri theksoi se ofrimi i mundësive për të rinjtë dhe krijimi i kushteve të përshtatshme për ta në sferën akademike dhe në tregun e punës, është jetike për të tashmen dhe të ardhmen e vendit.
U bisedua dhe mbi rritjen ekonomike të vendit që shkon në simetri edhe me përmirësimin e ambientit të të bërit biznes dhe nxitjen e investimeve në vend.
U theksua edhe fokusi në fushën e energjisë dhe tranzicionin drejt energjisë së gjelbër, përmes programeve për efiçiencë të energjisë, si dhe theksoi organizimin e suksesshëm të ankandit të parë solar prej 100MW.
“Fuqizimi i marrëdhënieve me Shqipërinë ishte gjithashtu temë e diskutuar, për bashkimin e tregjeve të energjisë, sinergjinë në arsim, bashkëpunimin në organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 dhe bashkë organizimin e Kampionatit Evropian të grupmoshave U16 në volejboll për vitin e ardhshëm.”, thuhet tutje.
Sipas njoftimit, ky takim ishte një mundësi e mirë edhe për të njohur nga afër të rinjtë e të rejat nga diaspora dhe për të mësuar më shumë mbi eksperiencat dhe përvojat e tyre.
Kryeministri i falënderoi ata për bashkëbisedimin e hapur dhe të sinqertë, duke ju uruar suksese gjatë studimeve dhe rikujtuar rëndësinë e kontributit për vendin./Arbresh.info/
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...