Pas takimit mbrëmë me pjesëtarë të mërgatës e para nisjes së Forumit Ekonomik të Kosovës në Paris, mëngjesin e sotëm kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkëbisedoi me ministrin për Evropë të Francës, Benjamin Haddad.
Gjersa u riafirmuan marrëdhëniet e fuqishme mes Kosovës dhe Francës, kryeministri Kurti dhe ministri Haddad diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit veçanërisht në sferën ekonomike, në kuadër edhe të forumit të sotëm, si një mundësi e mirë për më shumë shkëmbime, bashkëpunime e investime mes kompanive të dy vendeve tona.
Zyra e Kryeministerit njofton se u trajtua edhe rrugëtimi i procesit të integrimit evropian të Kosovës. Në fokus ishin dhe çështjet rajonale me theks në bashkëpunimin rajonal.
“Kryeministri Kurti e falënderoi ministrin Haddad për mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe bashkëbisedimin e takimin e sotëm. Prezent në takim ishte dhe i dërguari special i Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Trocaz”, njofton ZKM-ja./Arbresh.info/
Kryeministri britanik: Vaksina kundër obezitetit ndihmon eko...
Kapiteni i klubit “Bashkimi”, Altin Morina: Luftojmë për çdo...
Policia në rajonin e Mitrovicës së jugut po realizon fushatë...
Balluku: Së shpejti nis ndërtimi i stacioneve të hekurudhës ...
Këshilltari i Kurtit: Jo zbatim të pjesshëm të marrëveshjes,...
Sulmohet fizikisht një person para Gjykatës Themelore në Pej...