Kryeministri Albin Kurti takoi ministrin e Punëve të jashtme të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq. Në njoftimin e Qeverisë thuhet se u bisedua për zhvillimet e fundit në rajon, shkruan arbresh.info
“Pas diskutimit në panel në “Symi Symposium” me temën “Implikimet e luftës në Ukrainë: Momentum i ri për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor? Mundësitë dhe skenarët” që u mbajt sot në Athinë të Greqisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi Ministrin e Punëve të jashtme të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq, thuhet në një komunikatë për medie.
U bisedua për zhvillimet e fundit në Republikën e Malit të Zi, si dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, të bazuara në fqinjësi të mirë dhe vlerësim të ndërsjellë. Në takim u vlerësua bashkëpunimi i ngushtë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi në shumë fusha.
Po ashtu, u diskutua për ndikimin e Federatës Ruse në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe rrezikun që ky ndikim paraqet për paqen dhe stabilitetin në rajon./arbresh.info/
Murati: Secili që dëshiron mund të heq dorë nga lista përfit...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Nicole Kidman zbulon filmin e saj të preferuar të të gjitha ...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Krishtlindjet
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...