Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Shefi i Misionit të Kosovës në Poloni, ambasadori Drilon Gashi, u takua me drejtorin e Fondacionit Casimir Pulaski, Zbigniew Pisarski.
I themeluar në vitin 2005, Fondacioni Casimir Pulaski është një institut i pavarur, që kryen punë kërkimore mbi aspekte të ndryshme të sigurisë evropiane dhe transatlantike, me fokus të veçantë në Evropën Qendrore dhe Lindore. Fondacioni Casimir Pulaski është gjithashtu organizatori kryesor i konferencës së Forumit të Sigurisë në Varshavë, e cila që nga viti 2014 mbledh çdo vit mbi 1500 palë të interesuara nga më shumë se 60 vende për të diskutuar e hulumtuar rreth sfidave të përbashkëta të sigurisë.
Zyra e Kryeminoistrit njofton se Kurti e falënderoi Pisarski për ftesën për pjesëmarrje në këtë edicion të Forumit të Sigurisë të Varshavës, duke vlerësuar diskutimet e zhvilluara në kuadër të sesioneve e paneleve, takimet e frytshme bilaterale dhe shkëmbimet mbi temat që prekin sigurinë rajonale e evropiane.
“Theksoi se është shumë e rëndësishme prania në forume të tilla, për të treguar lidhjen e ngushtë strategjike mes Kosovës dhe Polonisë për çështjet e sigurisë, politikës së jashtme e më gjerë”, njofton ZKM-ja./Arbresh.info/
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...