Google ADS

Kurti: U pikëllova kur dëgjova lajmin e tornados shkatërruese që ka goditur miqtë tanë në Iowa

20:51 | 6 Mars 2022
A. B.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është i pikëlluar nga lajmi për tornadon shkatërruese që goditi të dielën shtetin Iowa në SHBA.

Kurti përmes një postimi në “Twitter”,  iu shprehu ngushëllime viktimave, derisa falënderoi autoritetet për reagimin.

“I pikëlluar kur dëgjova lajmin e tornados shkatërruese që ka goditur miqtë tanë në Iowa. Mirënjohës për veprimet e reaguesve të parë dhe ngushëllime për familjet që humbën të dashurit e tyre”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Kujtojmë se, tornadoja që preku Iowan la të paktën shtatë të vdekur, në mesin e tyre dy fëmijë. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme