Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti është përcjellë me skandale të njëpasnjëshme, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Për krejt këto, opozita kishte kërkuar përgjegjësi dhe dorëheqje, por asnjë prej tyre nuk ndodhi.
Përgjatë rreth katër vjetëve në krye të qeverisë së tij, Kurti nuk e mori “guximin” ta shkarkoi, e as nuk e zëvendësoi asnjë ministër.
Njohësit e çështjeve polike këtë mosveprim të kreut të Qeverisë e shohin si frikë të tij, pasi me shkarkim, apo zëvendësim të ministrave, sipas tyre, do të fajësohej edhe vetë ai.
Për Arbresh.info Arton Demhasaj thotë se arsyeja se pse Kurti nuk i shkarkon ata, është se në një farë mënyre do të fajësohej edhe vetë ai.
“Nuk mendoj që ka frikë me i shkarku mirë po në rast se i shkarkon për skandalet e përfolura në publik në një mënyrë ai fajësohet edhe vetë Kurti dhe fajësohet partia që është në pushtet pastaj, kështu që ndikimi negativ mund të jetë shumë i madh normalisht që edhe ndikimi elektoral”, thotë Demhasaj.
Sipas tij, Kurti po reziston ta shkarkojë ndonjë ministër, pasi dëshiron ta paraqes qeverinë e tij si të mirë e pa skandal.
“Kryeministri Kurti po reziston mos me i shkarku madje në katër vite të qeveris së tij nuk kemi asnjë shkarkim ministri apo ndërrim me një ministër tjetër dhe kjo për faktin se kryeministri dëshiron ta paraqes qeverinë e tij si qeveria më e mirë, më pa skandale , që nuk ka pas nevojë për shkarkime dhe kjo mendoj se është arsyeja kryesore se ai nuk merr veprime të tilla për me i shkarku”, thekson analisti.
Demhasaj shton se skandalet e ministrave të Kurtit edhe mund të kenë efekt negativ te një pjesë e madhe e qytetarëve.
Ai pohon se përderisa nuk ka ndonjë lëvizje konkretë nga ana e Prokurorisë së Shtetit, me shumë gjasa ndikimi mund të jetë i vogël në elektoral, duke shtuar se në rast të ndonjë arrestimi të ndonjë prej ministrave të Kurtit, efekti mund të jetë shumë më i madh.
Xani: Kurti është pajtuar më veprimet e ministrave të tij
Nga ana tjetër, analisti Visar Xani, thotë se kryeministri Albin Kurti është pajtuar me veprimet e ministrave të tij.
“Kurti duket që është i i pajtueshëm me veprimet që janë duke bërë ministrat e tij, për shkak se secilido skandal i cili është përfolur sepse çdo hetim që e ka nisur prokuroria i ka mbrojt ministrat e vet. Kjo ndoshta për shkak qe të vazhdojë me atë tezën që qeveria Kurti është e pa korruptuar dhe vazhdon lufta hibride kundër qeverisë së tij, edhe pse një terminologji e papërshtatshme për situatën që jemi ne në Kosovë “, thotë Xani.
Sipas tij, kreu i Qeverisë e ka parë më të arsyeshme që të vazhdojë me ministrat më të përfolur dhe të hetuar, krejt kjo me qëllim që të mos pranojë që brenda qeverisë së tij ka afera korruptive.
“Konsideroj që nuk është ideja që ju ka frikësu ministrave të caktuar në aspekt të brendshëm partiak por ju ka frikësuar votave të qytetarëve dhe atyre që edhe qeveria Kurti është e prekur nga korrupsioni prandaj e ka pa ma të udhës që me vazhdu me ministrat më të përfolur dhe të hetuar me qëllim që të mos të pranojë që të paktën brenda qeverisë së tij ka afera korruptive dhe një farë mënyre ka zgjidhur atë gjuhën që ministrat e tij janë të pakorroptueshëm”, thekson analisti.
Ai shprehet se Kurti mendon që disa media dhe disa individë dëshirojnë që të përbaltin qeverinë e tij dhe se ata janë të paprekshëm dhe beson në punën e tyre.
Skandalet dhe aferat e Qeverisë Kurti
Së fundmi Qeveria e Kosovës, është duke u përballur me shumë skandale.
Një përgjim i radhës është publikuar në media për shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
Këtë herë ajo, pos që ka biseduar me Sllavko Simiq, ka biseduar edhe Milan Radoiçiq, derisa ishte si nënkryetar i Listës Serbe.
Kusari-Lila po përpiqej t’i siguronte votat për kalimin në kuvend të Projektligjit për Pagën Minimale”.
Çështja e ushqimit në FSK vazhdon të jetë temë mjaft e përfolur. Është raportuar se ka mungesë stafi për përgatitjen e ushqimit për ushtarët e FSK-së.
Situata është bërë akoma më e “thellë” kur komandanti i ushtrisë, Bashkim Jashari i ka dërguar letër ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, duke i kërkuar zgjidhje konkrete, në të kundërtën do të detyrohen të marrin masa.
Emra të anëtarëve nëpër borde. Komunikime me zyrtarë politikë e civilë të institucioneve. Komunikim për rregullore të KEK-ut. Redaktore
e komunikatave të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Të gjitha këto punë e funksione i kryen koordinatorja e VV-së, Dejona Mihali, në mesazhet e saj me Nagip Krasniqin.
Del se kontrollon gjithçka rreth energjisë në Kosovë.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari për pagesën prej 300 mijë euro për vajin nga Polonia, i destinuar për rezerva shtetërore, i cili vaj nuk ka ardh ende.
Dy zyrtarë shtetërorë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, flasin se si është kontraktuar e paguar vaji për Rezervat Shtetërore nga Polonia prej kompanisë Xanto, që është veçse një start-up polak dhe s’e ka as në rangun e aktiviteteve tregtimin e vajit: Mall ky i blerë por që nuk ka ardhur as njëherë.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, 12 mostra të Astrit Deharit janë zhdukur nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Sipas saj, vetëm tre persona kishin qasje në vendin ku ruheshin mostrat tash e sa vjet.
Ministria e Infrastrukturës dhe Mjedisit është bërë cak i një bastisjeje nga hetuesit e Policisë së Kosovës, ku janë arrestuar dy zyrtarë të kësaj ministrie.
Ky aksion u zhvillua pas raportimeve rreth keqpërdorimeve dhe vjedhjeve multimilonëshe me borxhin e ambalazhuesve te ujit nga ministria që udhëhiqet nga Liburn Aliu.
Shkelja e Kushtetutës nga Ministrja e Arsimit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, më 8 prill 2022 kishte humbur betejën gjyqësore me ish-kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastrati.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte njoftuar se ka pranuar kërkesën e Komunës së Kamenicës dhe e ka hedhur poshtë vendimin e MAShTI-t për arsim alternativ të përshpejtuar në këtë komunë, duke vlerësuar se nuk është në përputhje me ligjin.
Ambasadori i Kosovës, Martin Berishaj, dyshohet për një skandal të madh financiar në Slloveni
Mediat sllovene e kanë zbuluar dje skandalin financiar, në të cilin dyshohet se janë përfshirë Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë dhe ambasadori i Kosovës në Koraci, Martin Berishaj.
Televizioni slloven, në kronikën e transmetuar dje, tregonte se në xhirollogarinë MB Consulting, e regjistruar në Mal të Zi, nga një kompani serbe, janë derdhur në baza të rregullta prej 5 mijë deri në 50 mijë euro, për çdo muaj. Pronari i vetëm i kompanisë MP Consulting, në bazë të dokumentacionit zyrtar, është Martin Berishaj.
Televizioni slloven ka raportuar se një pjesë e dokumentacionit të siguruar tregon se ngjarja në fjalë është shtrirë në vitet 2019 dhe 2020.
“Pagesat janë kryer nga dega për Serbi e GEN (kompani energjetike) te kompania private MB Consulting në Mal të Zi, me të cilën kompani GEN ka marrëveshje për këshillime. Janë realizuar pagesa mujore prej 5 deri në 55 mijë euro në muaj, ose gjithsej mbi gjysmë milioni euro”./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...