Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja e tretë, Emilija Rexhepi, mbrëmë u mirëpritën në Bashkësinë Shqiptare të Bosnjës dhe Hercegovinës nga drejtues të shoqatave shqiptare në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe bashkatdhetarë që jetojnë dhe veprojë atje.
Kryetarja e Bashkësisë Shqiptare në Bosnjë dhe Hercegovinë, Elvira Dushi, Kryetari i Shoqatës “Dardania” në Tuzëll, Riza Sokoli, Kryetari i Shoqatës “Adem Jashari” në Mostar, Bardh Gjolleshaj, dhe Konsulli Nderi i Shqipërisë, Muharem Zejnullahu, i uruan mirëseardhje të përzemërt Kryeministrit Kurti.
Organizatorët theksuan rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar, gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë, duke falënderuar kryeministrin Kurti për mbështetjen e vazhdueshme ndaj komunitetit shqiptar në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Kryeministri Kurti u shpreh mirënjohjes për mikpritjen e ngrohtë. Ai vlerësoi kontributin e komunitetit shqiptar në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe përkushtimin e kujdesin e tyre për të ruajtur lidhjet me atdheun./Arbresh.info
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin