Google ADS

Kurti u drejtohet ushtarëve të FSK-së: Ju jeni vazhdimësi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

11:03 | 27 Nëntor 2021
L G

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Forcës, e cila po mbahet në kazermën Adem Jashari në Prishtinë.

Ai fjalimin e tij për nder të kësaj dite nisi duke falënderuar përkushtimin e ushtarëve të Kosovës dhe duke i lartësuar misionet në të cilat Forca e Sigurisë së Kosovës, ka marrë pjesë.

Kurti tha se FSK-ja ka dëshmuar se është e aftë të përballoj misionet jashtë vendit dhe të mbrojë vendin e saj, duke shtuar se kjo ushtri është vazhdimësi e UÇK-së, raporton arbresh.info.

“Ju jeni ushtarët e një populli historik dhe madhështia e një populli matet me kombin. Ju jeni vazhdimësi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për të qenë shtet modern dhe i virtytshëm ai duhet të shoh tërain e ushtarit të vet pasi qe ushtria mbron çdo pikë në jetën tonë. E këtë ju e keni dëshmuar duke marr pjesë në misionet si në shtetet fqinje por edhe jashtë vendit.

Kurti tha se sot Kosova ka arsye të festojë, pasi FSK ka dëshmuar se është e aftë të marrë pjesë në misione të mëdha .
Qeveria e Kosovës sipas tij,

“Në jetën e ushtarit është historia e familjes e fisit, secili prej jush afër ose larg e ka një dëshmor në fis. Ushtria jonë është erë po faktet e betejës mbulojnë atë. Sot kemi shumë arsye për të festuar, pasi që Forca e Kosovës ka dëshmuar qe është e aftë të marr pjesë në misione të mëdha, siç është “Defender 2021”. Kosova sot i ka dalë në krah NATO-së, sepse kështu e shohim bashkëpunimin me shtete. Ne si Qeveri kemi menduar domosdoshmërinë e buxhetit, pasi që ne e duam ushtrinë tonë të specializuar. Në edukimin ushtarak i riu dhe qytetari ndeshin virtytin”, tha Kurti.

Tutje Kurti vendosi në pah edhe njëherë veçantit e muajit nëntor.

“Në këtë nëntor e kujtojmë sakrificën e gjeneratave që ne sot e gëzojmë lirinë. Nëntori na e rikujton se sa e shtrenjtë është liria. Ushtria është detyra dhe projekti jonë madhorë pasi që ushtria është prioritet”, përfundoi kryeministri Kurti.

Ndryshe, Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës sot duke filluar nga ora 11:00 deri në ora 14:00 organizon “Ditën e Hapur”.
Manifestimi qendror do të jetë në Kazermën “Adem Jashari” në ora 10:00, ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë. Në të njëjtën ditë, në të gjitha kazermat e FSK-së si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin, para qytetarëve të pranishëm do të ekspozohen dhe demonstrohen aftësitë dhe kapacitetet ushtarake e FSK-së të shoqëruara edhe me aktivitete tjera./arbresh.info/

 

Të ngjashme