Google ADS

Kurti u bën thirrje shteteve tjera që të miratojnë tri marrëveshjet nga Procesi i Berlinit

16:45 | 23 Shkurt 2023
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova është vendi i dytë që miraton tri marrëveshje mobiliteti të nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit vitin e kaluar dhe e para që i ratifikon ato në parlament.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti u bëri thirrje edhe vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor, që të miratojnë marrëveshjet.

“Ne presim që vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor t’i miratojnë ato në mënyrë që studentët, punëtorët dhe bizneset të fillojnë të korrin përfitimet e Tregut të Përbashkët Rajonal”, shkroi Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme