Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit mbrëmë nga bashkatdhetarë në Oslo dhe miq të Kosovës nga Norvegjia. Së bashku me kryeministrin Kurti ishte edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz. Në këtë organizim të Ambasadës së Kosovës në Norvegji i pranishëm ishte edhe ish-ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.
Adresimin e tij, kryeministri e filloi me falënderimin nga zemra për të gjithë të pranishmit që kishin gjetur kohë që t’i përgjigjen ftesës për këtë takim. Ai u shpreh i lumtur që mërgata jonë në Norvegji janë integruar dhe gjithnjë dhe më shumë ka ndërmarrës, studentë e profesorëve shqiptarë. Këshilli Shqiptar në Norvegji përfshin 22 shoqata të shqiptarëve nga të gjitha trevat shqiptare dhe ka një anëtarësi prej 20 mijë veta.
“Kryeministri theksoi që Norvegjia është një vend partner dhe mike e Republikës sonë e cila ka mbështetur Kosovën në vazhdimësi, dhe me të cilën marrëdhëniet tona sa vijnë e shtohen. Së fundmi është arritur marrëveshja për Tregti të Lirë me shtetet anëtare të EFTA-s, ku bën pjesë edhe Norvegjia, duke shtuar kështu mundësitë për shkëmbime më të mëdha dhe bashkëpunim më të madh ekonomik e tregtar, të cilat veçse kanë një trend pozitiv viteve të fundit”, njofton Zyra e Kryeministrit, shkruan Arbresh.info
Duke përmendur shembuj dhe histori të suksesit të investimeve të mërgatës sonë, dhe mundësitë që Kosova ofron bashkë me mbështetjen që Qeveria jep përmes Dritares së Investimeve të Diasporës, kryeministri u bëri thirrje që të vazhdojnë të investojnë në vendin tonë dhe të hulumtojnë mënyra e mundësi sesi mund të ushtrojnë profesionet e tyre edhe në Kosovë.
“Ndërkaq, zëvendëskryeministrja Gërvalla, në adresimin e saj u bëri thirrje bashkatdhetarëve tanë të regjistrohen në kuadër të procesit të regjistrimit online të popullsisë që po vazhdon për diasporën tonë deri në fund të vitit, duke theksuar rëndësinë e të dhënave nga regjistrimi në planifikimin dhe ofrimin e shërbimeve për ta nga ana e institucioneve tona. Ajo po ashtu u bëri thirrje bashkatdhetarëve tanë që të regjistrohen për votim për mërgata në mënyrë që të mund të ushtrojnë të drejtën kushtetuese të votës që në zgjedhjet e ardhshme për herë të parë mund ta bëjnë fizikisht apo përmes postës në ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës. Zëvendëskryeministrja Gërvalla falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen dhe për kontributin ndër vite dhe që vazhdon”, thuhet tutje në njoftimin nga ZKM-ja.
Kurti së bashku me Gërvallën nesër ( e diele) do të jenë në Frankfurt të Gjermanisë ku po ashtu do të kenë një bashkëbisedim me bashkatdhetarë.
“Këto bashkëbisedime janë në shërbim të thirrjeve të institucioneve të vendit për regjistrim sa më të madh të diasporës në procesin online në kuadër të regjistrimit të popullsisë dhe për regjistrim për votim jashtë vendit, dhe në të njëjtën kohë edhe mundësi për të diskutuar rreth zhvillimeve në vend dhe ofertën e vendit për investimeve”, përfundon komunikata e ZKM-së./Arbresh.info/
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...