Kryeministri Albin Kurti e ka lidhur shpalljen e grevës me takimin e tij me Presidentin serb, Aleksandër Vuciq, më 18 gusht, në Bruksel.
Përfaqësuesi i SBASHK-ut thotë se greva u shpall më 17 gusht, sepse ashtu ka kërkuar ministri Hekuran Muratin.
Ymeri e këshillon Kurtin ta pyes vartësin e tij për këtë.
Ymer Ymeri nga SBASHK i është përgjigjur komenteve të Kryeministrit Albin Kurti, që i bëri në Kuvend, duke e lidhur shpalljen e grevës me takimin e tij me “fqinjin verior”.
Sipas sindikalistit, greva ka pasur të mbahet 7 ditë më herët, por ministri i Financave, Hekuran Murati, ka kërkuar një javë kohë.
“Edhe punën e shpalljes së grevës, të datës 17 e 18, po e bëjnë pak si problematike. Dëgjuam edhe dje në Kuvendin e Kosovës. Por, kryesia e BSPK-së e ka pasur si plan ta shpallë grevën me datën 7 gusht, por ka qenë pikërisht takimi i ministrit Murati me kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykollin, që kanë kërkuar që të shtyhet së paku edhe për një javë ditë. Një javë ditëshi, i ka rënë me datë 17. Prandaj, nëse dyshimet e Kryeministrit Kurti janë pse me datën 17, është mirë ta pyes ministrin Murati, pse ka kërkuar të mos shpallet me datë 10, por të shtyhet për një javë, pra më datë 17”, ka thënë Ymeri sot në T7.
“Ne nuk kemi pasur asnjë qëllim tjetër, nëse ministri Murati, ka pasur është mirë të flasë, sepse ai ka kërkuar të shtyhet edhe për një javë”, shton ai.
Kurti është ankuar se greva iu shpall në Kosovë pikërisht kur gjendej në Bruksel për negociatat me Vuçiqin të cilin e quan president “agresiv dhe dashakeq’
“Greva nga BSPK u shpall ditën që jam nis për Bruksel. Po atë ditë është shpallë udhëheqës i këshillit grevist Rrahman Jashraj. Unë të nesërmen isha në negociata pesë orë me presidentin e Serbisë, e me 17 lajmi kryesor në Kosovë dhe jo vetëm, ishte që në Kosovë fillon greva. Pra e kishe një kryeministër që po negocionte me fqinjin tonë verior, agresiv dashakeq, në një moment kur te shtëpia ishte paralajmëruar greva masive. Me 17 merr vendim BSPK-ja për grevë dhe përcakton udhëheqësin e këshillit grevist. Me 18 unë jam në negociata në Bruksel”, ka thënë Kurti në Kuvend.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...