Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka hapur edicionin e 23-të të Turneut ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari”, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë.
Kryeministri Kurti në fjalen e hapjes tha se sikur edhe sportet e tjera luftarake, edhe sporti i boksit reflekton traditën tonë në fushën e sportit, por edhe historinë e suksesit, rezistencës dhe luftës së vendit tonë.
Ky turnir sportiv, që padyshim reprezenton suksesin e sportit vendor, sipas kryeministrit, tregon edhe shumë çka tjetër për vendin dhe popullin tonë. Emërimi i tij, “Adem Jashari”, shënon sakrificën dhe flijimin e Familjes Jashari që sot është simbolika e Pavarësisë së popullit tonë, tha kryeministri, ndërsa shtoi se organizimi i parë i këtij turniri daton që nga viti 1999, dhe po vazhdon traditën e mbajtjes në vendin e njëjtë, në Prishtinë.
Dhe e treta, siç tha kryeministri Kurti, kjo ngjarje reprezenton punën dhe mundin e sportistëve, trajnerëve dhe punëtorëve sportiv të cilët pa ndalur, ndër-gjenerata e breza të tërë kanë zhvilluar sportin e boksit në vend, duke i vazhduar kështu sukseset e kampionëve shqiptarë të periudhës së ish-Jugosllavisë.
Kjo nuk është vetëm ngjarje sportive, ky turnir është pjesë e historisë tonë, që edhe kësaj radhe në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe nën organizimin e Federatës së Boksit të Kosovës po zhvillohet nën patronatin e Kryeministrisë së Kosovës. Kjo traditë duhet vazhduar, e duhet përgëzuar cdo vit.
Kryeministri ju uroi mireseardhje të gjitha shteteve pjesëmarrëse në këtë ngjarje, ndërsa sportistëve ju uroi suksese në finalet e sotme, në ring të boksit.
Turniri ndërkombëtar i boksit “Adem Jashari” që ështē organizim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit me Federatën e Boksit të Kosovës, po zhvillohet nën patronatin e Zyres së Kryeministrit.
Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:
I nderuari Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku,
I nderuari president i Komitetit Olimpik të Kosovës, z. Ismet Krasniqi,
I nderuari kryetar i Federatës së Boksit të Kosovës, z. Enver Krasniqi,
E nderuara zëvendësministre e Sportit, znj. Daulina Osmani,
Të nderuar ish-boksierë, ish- kampionë të vendit tonë,
Të nderuar sportistë pjesëmarrës dhe ju të tjerë të pranishëm,
Të nderuar miq të cilët keni ardhur prej jashtë Kosovës në këtë turnir kaq të rëndësishëm,
Unë e kam kënaqësinë e jashtëzakonshme që të jem këtu me ju, me rastin e hapjes së edicionit të 23-të të turneut ndërkombëtar “Adem Jashari”, i cili kësaj radhe po zhvillohet në Prishtinë, këtu në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, në vatrën e zhvillimit të sportit vendor, e në të cilin unë si spektator kam ardhur qysh në moshën 10 vjeçare.
Sikur edhe sportet e tjera luftarake, edhe sporti i boksit reflekton traditën tonë në fushën e sportit, por edhe historinë e suksesit, rezistencës dhe luftës së vendit tonë.
Ky turnir sportiv, që padyshim reprezenton suksesin e sportit vendor, tregon edhe shumçka tjetër për vendin dhe popullin tonë:
Filluar nga emërimi i tij, “Adem Jashari”, kjo ngjarje është thirrje patriotike, që shënon kryengritjen dhe flijimin e Familjes Jashari që sot është simbol i çlirimit i Pavarësisë e i bashkimit;
Organizimi i parë i këtij turniri të rëndësishëm në vendin tonë daton që nga viti 1999, po në të njëjtin vend, në qytetin e Prishtinës – këtu ku po zhvillohet edhe kësaj radhe. Kjo ngjarje e inicuar e themeluar nga legjenda e boksit kosovar, Aziz Salihu së bashku me shokët e tij.
Dhe e treta, kjo ngjarje përfaqëson punën dhe mundin e sportistëve, trajnerëve dhe punëtorëve sportivë të cilët pa u ndalur, ndër-gjenerata e breza, kanë vazhduar sportin e boksit në vend, duke i vazhduar kështu sukseset e kampionëve shqiptarë të periudhës së ish-Jugosllavisë.
Kjo nuk është vetëm një ngjarje sportive, ky turnir është pjesë e historisë tonë, që edhe kësaj radhe në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë edhe të Sportit, dhe nën organizimin e Federatës së Boksit të Kosovës po zhvillohet nën patronatin e Kryeministrisë së Kosovës. Kjo traditë duhet vazhduar, e duhet përgëzuar për cdo vit.
Me lejoni të ju uroj mireseardhje të gjitha shteteve pjesëmarrëse në këtë ngjarje madhështore, të cilat gjatë ditës së djeshme kanë vizituar Kompleksin Memoral “Adem Jashari” në Prekaz e ku nga afër kishin mundësinë të njoftohen më shumë me historinë më të re të vendit tonë.
Për fund, ju uroj suksese sportistëve të cilët në finalet e sotme, në këtë ring të boksit, do të tregojnë përgatitjet, shkathtësitë dhe forcën sportive.
Le të fitojnë më të mirët.
Ju faleminderit dhe shumë suksese./arbresh.info/
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës