Kurti tregon se si do ta eliminojë varfërinë ekstreme

20:10 | 22 Shkurt 2021
Arbresh.info

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka premtuar eliminimin e varfërisë ekstreme në Kosovë, përgjatë kohës së qeverisjes së tij.

Kurti, me anë të ‘Twitter’-it, ka thënë se skemat sociale të qeverisjes së tij, ndër të tjera, do eliminojnë edhe korrupsionin, shkruan Arbresh.info.

“Përafërsisht 100,000 qytetarë të Kosovës jetojnë me më pak se 1 € në ditë, që është rezultat i drejtpërdrejtë i korrupsionit dhe keqmenaxhimit”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në ‘Twitter’.

“Qeverisja jonë e mirë dhe skemat tona sociale do të zhdukin varfërinë ekstreme, do të luftojnë korrupsionin dhe do të rikthejnë ndjenjën e drejtësisë në shoqërinë tonë”, thuhet tutje në postimin e kreut të VV’së.

Kurti ka thënë se në qeverisjen e tij, prioritet do t’i jepet mirëqenies ekonomike, luftimit të korrupsionit dhe fushës së drejtësisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme