Google ADS

Kurti tregon se kur do të ndodhë vizita në ShBA dhe takimet në Bruksel

15:06 | 5 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë duke u bërë përgatitjet që vizitën zyrtare në ShBA ta bëjë në fillim të vitit të ardhshëm.

Ai nuk ka dhënë detaje nëse deri tash është aranzhuar ndonjë takim me zyrtarë amerikanë.

Kurti në konferencën e së dielës ka folur edhe për takimet në Bruksel në kuadër të dialogut më Serbinë.

Ai ka thënë se është diskutuar mundësia për një takim në mes të dhjetorit, por që sipas tij kjo i mbetet zyrtarëve të BE-së për të dërguar ftesën. Kurti ka mohuar se mbajtja e takimit po kushtëzohet me ndonjë temë të caktuar.

“Është diskutuar mundësia e një takimi të mundshëm në Bruksel me presidentin e Serbisë, nuk kam kushtëzime për ndonjë temë për takim. Janë zyrtarët e BE-së ata të cilët do të na dërgojnë ftesat a po jo”, tha Kurti. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme