Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë bilancin e vitit 2021 lidhur me punën e Qeverisë.
Kurti përmes një postimi në Facebook shkruan se viti që po lëmë pas po përmbyllet me 52 mbledhje të Qeverisë përgjatë 40 javëve, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, në mbledhjen e fundit të vitit u morën plot 27 vendime, nga 485 sosh në total.
Kurti shkruan se janë miratuar shtatë projektligje tjera shumë të rëndësishme.
“Kështu, këtë vit kemi miratuar në Qeveri gjithsej 119 projektligje, më së shumti ndonjëherë brenda një viti, ndonëse qeverisja jonë është vetëm 9 muaj në detyrë. Dhamë mbështetjen tonë ndaj kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme për pagesat e orëve shtesë të punës gjatë këtij viti për zjarrfikësit e njësive nëpër komunat e vendit me vlerë 513.872 Euro”, shkruan Kurti.
Poashtu, Kurti thotë se është miratuar edhe projektligji për Byronë shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, e cila, sipas tij, do të jetë në funksion të luftës kundër krimit dhe korrupsionit, nëpërmjet konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme.
Kurti thotë se qeveria që ai drejton ka shënuar rekord sa u përket miratimit të projektligjeve.
“Emëruam sekretarin e ri të përgjithshëm të Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe atë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. “Vendosëm ligjshmërinë duke shfuqizuar vendimin e vitit 2020 me të cilin në mënyrë të jashtëligjshme i vazhdohej mandati edhe për tre vjet Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës”, shkruan ndër të tjera Kurti./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Po e përmbyllim këtë vit me 52 mbledhje të Qeverisë së Republikës së Kosovës përgjatë 40 javëve. Në këtë mbledhje të sotme, morëm plot 27 vendime, nga 485 sosh në total.
Miratuam shtatë projektligje tjera shumë të rëndësishme, si:
– ai për Qeverinë e Republikës së Kosovës sipas së cilit do të përcaktohet përbërja, mandatet dhe kompetencat e Qeverisë dhe anëtarëve të saj;
– Projektligjin për plotësim ndryshimet për financimin e subjekteve politike nëpërmjet të cilit do të rrisim transparencës dhe llogaridhëniet e partive;
– atë për Byronë shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, e cila do të jetë në funksion të luftës kundër krimit dhe korrupsionit, nëpërmjet konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme.
Kështu, këtë vit kemi miratuar në Qeveri gjithsej 119 projektligje, më së shumti ndonjëherë brenda një viti, ndonëse qeverisja jonë është vetëm 9 muaj në detyrë.
Dhamë mbështetjen tonë ndaj kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme për pagesat e orëve shtesë të punës gjatë këtij viti për zjarrfikësit e njësive nëpër komunat e vendit me vlerë 513.872 Euro.
Emëruam sekretarin e ri të përgjithshëm të Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe atë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Vendosëm ligjshmërinë duke shfuqizuar vendimin e vitit 2020 me të cilin në mënyrë të jashtëligjshme i vazhdohej mandati edhe për tre vjet Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës.
Miratuam gjashtë koncept-dokumente, tre të propozuara nga Ministria e Punëve të Brendshme një nga Ministria e Ekonomisë, një nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe një Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Sot themeluam edhe Task-Forcën për Mbrojtjen e Tregut të Republikës së Kosovës. Kjo Taskë-Forcë për qëllim ka mirëfunksionimin e tregut, mbrojtjes së industrisë vendore dhe konsumatorëve, sidomos pas të evidentimit nga terreni dhe numri i ankesave të konsumatorëve në lidhje me cilësinë dhe çmimet e produkteve në treg, si dhe sigurimin e trajtimit të barabartë të eksporteve të Kosovës
Në fund, ndamë 3 milionë euro për zbatimin e masës 4.6 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike – Mbështetje për Ndërmarrjet Publike, përkatësisht për Trepçën.
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...