Kurti tregon pse i mbeti “merak” që nuk ishte në Kuvend të enjtën

13:36 | 30 Korrik 2022
E.H

Pas kthimit nga Amerika, kryeministri Albin Kurti tha se i ka mbetur merak qe nuk ishte në Kuvend kur u ratifikua marrëveshja me SHBA-në, për marrjen e grandit për energji.

“Qeveria dhe opozita nuk ndajnë të njëjtat qëndrime, por kur vjen në pyetje qëndrimi i Kosovës dhe ndihma nga SHBA-ja, ne jemi bashkë. Andaj me mungonte ajo përbashkësi e seancës plenare”, tha Kurti.

Kurti beson se edhe në Kuvend është ndjerë mungesa e tij.

“Uroj që ky merak mos të zgjasë shume sepse në të ardhmen do të kemi raste ku do kemi votime të tilla për të mirën e Kosovës”, tha tutje Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme