Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për takimin e 14 shtatorit me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin, masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës dhe izolimin, situatën në veri dhe kërkesën e tij për BE-në.
Kurti tha se, në këtë takim në Bruksel, nuk pranon kërkesa territoriale, apo krijimin e strukturave të reja që kanë për qëllim të krijojnë fuqi ekzekutive në Kosovë, njëlloj siç ka bërë Dodiku në Bosnjë e Herzegovinë, shkruan Arbresh.info.
“Unë jam kryeministër i të gjithëve i dëgjoj të drejtat që i kërkojnë, nevojat që i kanë, mirëpo nuk mund të pranojë kërkesa të etnonacionalizmit territorial. Unë ju kam thënë edhe Presidentit Vuçiq, edhe ndërmjetësve evropian që unë nuk pranoj kërkesa territoriale, kërkesa për të drejtat e qytetarëve e jo për struktura të reja të cilat dëshirojnë të kenë fuqi ekzekutive dhe një president si lloji i Dodikut në Kosovë”, tha ai në një intervistë për Deutche Ëelle.
Sa i përket masave të vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës, shefi i ekzekutivit tha se ato e kanë dëmtuar rëndë dialogun.
Ndërkaq për gjendjen në veri të Kosovës, Kurti tha se de-eskalimi është , dhe se e rëndësishme është që të mos bëhet rieskalimi i situatës.
“Sa i përket situatës në veri të Kosovës, ne kemi thënë që angazhohemi për deeskalim dhe më duhet të konstatoj që deeskalimi praktikisht ka ndodhur. Në duhet të mos kemi rieskalim, veçse rieskalimi potencial i ka rrënjët veçse në Beograd dhe kurrsesi në Prishtinë”, tha ai ndër të tjera./Arbresh.info
Intervista e plotë KËTU:
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...