Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka prezantuar të arriturat e Qeverisë në integrim ndërkombëtar dhe diplomaci për vitin 2022.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti u shpreh se viti i kaluar ishte vit i hapave historik për agjendën integruese dhe siç thotë ai i konfirmimit të aleancave dhe orientimeve diplomatike.
Ai theksiu aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe atë për anëtarësim në Bashkimin Evropian,
Gjithashtu në këtë prezantim ata theksuan se me 1 janari të vitit 2024, më së voni, sipas tyre hiqet regjimi i vizave për qytetarët e Kosovës.
Njoftimi i plotë:
2022: Qeveria për integrim ndërkombëtar dhe diplomaci
Viti i kaluar ishte vit i hapave historik për agjendën tonë integruese dhe i konfirmimit të aleancave dhe orientimeve tona diplomatike:
– Në maj, aplikuam në Këshillin e Evropës;
– Në dhjetor, aplikuam për anëtarësim në BE;
– Nga 1 janari 2024, më së voni, hiqet regjimi i vizave për qytetarët e Republikës;
– Nënshkruam tre marrëveshje në kuadër të Procesit të Berlinit: për lëvizjen e lirë me letërnjoftime; njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë; dhe njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve;
– Themeluam Grupin Punues për anëtarësim në NATO;
– Vendosëm Marrëdhënie Konsullore me Poloninë, Marrëdhënie Diplomatike me Timorin Lindor dhe avancuam statusin e Zyrës së Kosovës në Greqi;
– Rreshtuam politikën tonë të jashtme me BE-në, ShBA-në dhe Britaninë e Madhe duke dënuar agresionin ushtarak rus ndaj Ukrainës dhe vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse;
– Mirëpritëm 12 gazetarë ukrainas dhe ndamë mjetet për pesë tjerë afganë;
– Finalizuam reformën e brendshme dhe kthyem ligjshmërinë në ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
– Lansuam programin e parë për Diplomaci Qytetare në kuadër të së cilit janë përzgjedhur 10 profesionistë të rinj nga mërgata që po angazhohen në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës;
– Blemë objektin e ambasadës në ShBA, ndërkaq jemi në proces të blerjes së objektit të ambasadës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar;
– Zhvilluam platformën “Dialogu me Mërgatën” në 16 lokacione të ndryshme jashtë vendit, dhe lansuam programin për mërgimtarë “Shijo Kosovën” në 15 komuna të Republikës së Kosovës;
– Organizuam Samitin Digjital për Ballkanin Perëndimor “Prishtina 2022”, ngjarja më e madhe rajonale në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, me rreth 500 pjesëmarrës dhe më shumë se 60 folës;
– Së bashku me Presidencën, lansuam edicionin e parë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë;
– Prishtina u bë nikoqire e Samitit të Ballkanit Perëndimor 2022, organizim ky i revistës prestigjioze “The Economist”, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit./arbresh.info/
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?
Në dy raste të ndara policia arreston dy persona për armëmba...
Monitorim 24 orë me kamera për ujësjellësit, Balluku: Rritje...