Google ADS

Kurti tregon a e njoftoi LDK-në për heqje të taksës

19:44 | 27 Shkurt 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se ka njoftuar partnerin e tij të koalicionit Lidhjen Demokratike të Kosovës për vendimin e prezantuar sot për heqje të takës 100% ndaj Serbisë.

Kurti ka shtuar se janë të harmonizuar për vendime, shkruan arbresh.info.

“Në vija të trasha e kam njoftuar se sot do të dal me qëndrimin sa i përket reciprocitetit në njërën anë, dhe heqjes së tarifës 100 për qind për lëndën e parë që vjen nga Serbia, në anën tjetër. Edhe nga takimi që kam pasur sot, edhe me bashkëpunimin e deritanishëm, natyrisht që jemi të harmonizuar dhe jemi bashkë”, ka shtuar Kurti.

Ndryshe Kurti sot gjatë një konferencë për medie ka njoftuar se taksa 100% ndaj Serbisë do të hiqet më 1 prill./arbresh.info/

Më 15 mars hiqet tarifa pjesërisht, e plotë nga 1 prilli, vlen për 90 ditë

Taksa shkak i anulimit të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës?

Taksa hiqet në prill, Kurti kërkon liberalizim në maj

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme