Google ADS

Kurti thumbon Haradinajn: Për dikë bëhet zhurmë pse intervistohet, Tomorr Morina u harrua në Maqedoni

11:31 | 30 Korrik 2019
Arbresh.info

Kanë kaluar pothuajse një javë që kur ish-luftari i UÇk-së, Tomorr Moria është ndaluar në Maqedoninë Perëndimore, e tek të martën lideri i VV-së, Albin Kurti ka vendosur të reagoj.

Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se ka marrë vesh nga mediet për lajmin, shkruan arbresh.info.

I pari i VV-së ka shtuar gjithashtu se ndalimi i Morinës me fletë arrest të lëshuar nga Serbia po ndodhë sikur i shumë luftarëve tjerë derisa kjo çështje sipas Kurtit. nuk është ngritur asnjëherë në bisedimet me Serbinë.

“Këto ditë, gjatë një udhëtimi pune jashtë vendit, mora vesh nga mediet se është ndaluar në Maqedoni të Veriut ish-luftëtari i UÇK-së, Tomorr Morina. Ndalimi i tij ka ardhur si pasojë e fletarrestit të lëshuar nga Serbia, kundër luftëtarëve tanë çlirimtarë. Tomorri është ndër të shumtë ushtarë të UÇK-së të cilët janë arrestuar dhe disa edhe kanë mbajtur vite burg me fletarreste nga Serbia, e për shumë prej të cilëve qytetarët tanë kanë dëgjuar vetëm kur janë liruar nga burgu, ama pushtetarët ndërkohë kanë negociuar me Serbinë, pa e ngritur kurrë si kusht këtë çështje”, ka shkruar ai.

Kurti ka shtuar gjithashtu se teksa për dikë bëhet zhurmë e madhe për intervistim për Morinën ende nuk ka reagim shtetëror edhe pse është në procedurë të ekstradimit.

Karshi fletarresteve sistematike të Serbisë kemi pasur gjithnjë reagime të improvizuara të shtetit të Kosovës. Teksa Serbia i kërkon të gjithë, si pjesëtarë të UÇK-së, institucionet tona reagojnë varësisht nga pozicioni i ushtarit. Për dikë bëhet zhurmë e madhe pse intervistohet diku, a për Tomorr Morinën ende s’ka reagim shtetëror, edhe pse ai është në paraprocedurë për ekstradim. Me trajtimin e diferencuar të ushtarëve, vetë Kosova e pasluftës nuk po e mbron UÇK-në. Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të ushtarit të UÇK-së dhe qytetarit të Republikës së Kosovës, Tomorr Morina. I bëjmë thirrje institucioneve tona diplomatike e qeveritare të ndjekin urgjentisht të gjitha procedurat në mënyrë që Tomorri sa më shpejt të lirohet”, ka përfunduar Kurti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme