Google ADS

Kurti thotë se VV po rritet

22:56 | 18 Mars 2018
Arbresh.info

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me deputetin Xhelal Sveçla morën pjesë sot në tubimin që u mbajt në lokalet e shkollës fillore “Migjeni” në Stanoc të Epërm të Vushtrrisë.

Kurti në një postim në Facebook shkruan se në këtë fshat, dikur bastion i PDK-së, ditëve të fundit ka arritur mbi njëqind numri i të anëtarësuarve të rinj në Lëvizjen Vetëvendosje, ku vetëm sot u anëtarësuan 75 banorë të këtij fshati në këtë parti.

“Nënkryetari i komunës, Besim Muzaqi, koordinatori i Qendrës sonë, Ali Jonuzi, asamblisti e profesori Ymer Haradinaj dhe unë, iu drejtuam të pranishmëve dhe bashkëbiseduam me ta për situatën politike në Kosovë dhe zgjerimin organizativ të Vetëvendosjes. Strukturat tona po e rrisin anëtarësinë gjë që po e dinamizon Lëvizjen”, shkruan Kurti.

Postimi i plotë i Albin Kurtit

Në Stanoc të Epërm të Vushtrrisë, dikur bastion i PDK-së, ditëve të fundit ka arritur mbi njëqind numri i të anëtarësuarve të rinj në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Vetëm sot u anëtarësuan 75 banorë të këtij fshati në Lëvizjen tonë.

Bashkë me deputetin Xhelal Sveçla ishim në tubimin që u mbajt në lokalet e shkollës fillore “Migjeni” në këtë fshat.

Nënkryetari i komunës, Besim Muzaqi, Koordinatori i Qendrës sonë, Ali Jonuzi, asamblisti e profesori Ymer Haradinaj dhe unë, ju drejtuam të pranishmëve dhe bashkëbiseduam me ta për situatën politike në Kosovë dhe zgjerimin organizativ të VETËVENDOSJE!-s. Strukturat tona po e rrisin anëtarësinë gjë që po e dinamizon Lëvizjen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme