Kurti thotë se viktimat e Holokaustit s’duhet të harrohen

18:20 | 27 Janar 2022
Përparim Bublaku

Kryeministri Albin Kurti, ka përkujtuar Ditën e Holokaustit, në nderim të miliona hebrejve të vrarë gjatë luftës së dytë botërore.

Kurti ka shkruar në Twitter se viktimat e Holokaustit s’duhet të harrohen.

“Sot është Dita e Përkujtimit të Holokaustit. Ne nderojmë miliona hebrenj të shfarosur në kampet naziste të vdekjes gjatë Shoah. Le të zotohemi se do të themi gjithmonë emrat e viktimave dhe vendet e tmerrit. Nuk guxojmë të harrojmë”, ka shkruar ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme