Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë.
Me anë të një postimi në “X”, Kurti është shprehur se faktet flasin vet, siç tha ai, duke hedhur poshtë ato që kryeministri i quajti gënjeshtra tinëzare, shkruan Arbresh.info.
Ndër të tjera ai përmendi disa statistika të policisë, që tha se tregojnë se nga viti 2021 deri në vitin 2024, në Kosovë janë kryer gjithsej 86 vrasje, ku 81 prej tyre kanë qenë shqiptarë, tre serbë dhe dy të etnive të tjera.
“Statistikat zyrtare të policisë tregojnë se nga viti ’21 deri në ’24, në Kosovë janë kryer gjithsej 86 vrasje: 81 shqiptarë, 3 serbë dhe 2 të etnive të tjera. 3 serbë u vranë në ’22; dy në komunën e Mitrovicës së Veriut dhe një në Graçanicë. Për të tri vrasjet ka vetëm të dyshuar serbë”, ka shkruar Kurti.
“Në Mitrovicën e Veriut një serb dyshohet se ka vrarë babanë dhe vëllanë e tij. Në Graçanicë, një serb dyshohet se ka vrarë vëllain e tij. Rasti Banjska është i veçantë ku tre pjesëtarë paraushtarakë serbë vdiqën në shkëmbim zjarri me Policinë e Kosovës pas vrasjes së zyrtarit policor Afrim Bunjaku më 24 shtator”, shtoi shefi i ekzekutivit.
“Çdo person në Kosovë, vendor apo ndërkombëtar, e di që: Propaganda serbe për dhunën ndaj serbëve është pikërisht ajo – propagandë. Faktet flasin vetë, duke hedhur poshtë gënjeshtrat tinëzare dhe duke zbuluar gjatësinë që do të shkonte një regjim autoritar për të mbjellë kaos”, shkroi mes të tjerash kryeministri./Arbresh.info/
Official police statistics show that from ’21 to ’24, there are a total of 86 murders in 🇽🇰: 81 Albanians, 3 Serbs & 2 other ethnicities. 3 Serbs were murdered in ’22; 2 in the municipality of North Mitrovica and one in Gracanica. There are only Serb suspects for all 3 murders.
— Albin Kurti (@albinkurti) May 6, 2024
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...