Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi mund të arrihet vetëm me njohje reciproke mes dy vendeve.
Gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin Ekonomik në Shkup, Kurti ka theksuar se këtë fakt e ka bërë të ditur më herët edhe presidenti i ShBA-ve, Joe Biden, sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.
”Mendoj se normalizimi i marrëdhënieve mund të bëhet me njohje të ndërsjellë si pjesë qendrore. Kjo është thënë nga presidenti Biden, sekretari Blinken, kancelari Scholz, që njohja e ndërsjellë, është esenca, pjesa qendrore e normalizimit të plotë të marrëdhënieve për të cilën jemi duke u munduar me shumë zell ta ndërtojmë dhe të vazhdojmë tutje me propozimin e BE-së, i cili iu është prezantuar dy palëve, mua dhe presidentit të Serbisë, dhe kemi pranuar tekstin me këtë propozim dhe kemi miratuar në dy kryeqytetet dhe pastaj në Bruksel”, ka thënë Kurti./arbresh.info
28 Nëntori, Konjufca bën homazhe në Prekaz e Boletin
‘Sulme masive’ në sektorin energjetik të Ukrainës, thotë min...
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Parashikimi i motit për sot
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...