Kurti thotë se nëse vazhdojmë me këtë rritje ekonomike do t’i afrohemi Kroacisë

18:18 | 29 Tetor 2021
A Z

Pas miratimit të  buxhetit për vitin 2022 në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, Kryeministri Albin Kurti tha se nëse vazhdojmë me këtë rritje ekonomike do t’i afrohemi Kroacisë.

Sipas Kurtit, rritja ekonomike në Kosovë ka ndodhur për shkak se qytetarët kanë shpresë dhe po shpenzojnë.

“Sot lajmi kryesor që i frikësohen të gjithë është rritja ekonomike. Nëse përgjatë viteve të kësaj dekade ne vazhdojmë me rritje nga 10 përqind, ne do ti afrohemi Kroacisë. Nëse vazhdojmë me këtë rritje që është e pashembullt në Ballkan, ne i afrohemi vendit që së fundmi iu bashkua BE-së.”, tha Kurti./arbresh.info/

Të ngjashme