Google ADS

Kurti thotë se në Francë nuk mori premtim për liberalizim të vizave

23:14 | 23 Qershor 2021
Përparim Bublaku

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se gjatë vizitës në Francë, ku është takuar me presidentin e këtij vendi Emmanuel Macron, nuk kanë marrë premtim për ndryshim të qëndrimit nga ky shtet sa i përket liberalizimit të vizave.

Kurti në një intervistë për RTK-në ka thënë se beson që vizita do të ulë skepticizëm e Francës.

“Është e padrejtë që Kosova pas plotësimit të kritereve ende nuk e ka heqjen e vizave, kjo çështje është trajtuar. Jam i bindur se ata kanë marrë qëndrim nga ana jonë, por nuk ka premtim se ata do të ndryshojnë qëndrim”

“Mund të shpresojmë që kjo vizitë sado pak të zbusë skepticizmin nga Franca në këtë aspekt, por nuk mund të them se morëm premtim. Ne do të punojmë edhe me Holandën”, tha Kurti.

Ai tha se në takim u diskutua edhe për dialogun, në të cilin siç tha Kurti s’do të diskutohet për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Poashtu sipas tij në këtë takim është diskutuar edhe p◄r raportet ndërmjet dy vendëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme