Kryeministri Albin Kuti tha se në Kosovë është problematike punësimi i pasigurt. Për këtë, ai tha se do të pesëfishojë numrin e inspektorëve.
Në kongresin zgjedhor të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Kurti tha se paga minimale do të ngritët në 250 euro nga 170 sa ishte.
“Falë organizimit sindikal në botë pushohet gjatë vikendeve e punohet me 8 orë. Është e gjatë lista që ka pasë ndikim në jetën tonë veprimet sindikale. Dekada e fundit për punëtorin kosovar ka qenë e kobshme për shkak të regjimit të Millosheviqit, e pastaj nuk kanë mundur të kthehen më në punë. E dimë që kemi papunësi të mëdha në Kosovë”, tha Kurti.
Sipas tij, pandemia ka reflektuar pozitivisht te shoqëria për punët që më herët nuk i kanë dhënë rëndësi.
“Të qenurit i papunë nuk është problemi i vetëm, kur je në punë ka shumë probleme, mungesa e sigurimit shëndetësor, mos pagesa gjatë punës mbas orarit etj. Punësimi i pasigurt është problem i madh. Pandemia e ka pasur një anë pozitive për punëtorët, ka reflektuar te shoqëria për punët që më herët nuk i kanë dhënë rëndësi. Gjendja e punëtorëve është trashëgimi që jemi përballur nga dita e parë e punës. Do ta pesëfishojmë numrin e inspektorëve. Pagën minimale do ta risim në 250 euro”, u shpreh Kurti.
Ndërsa, kryetari i BSPK-së, Avni Hajdini, tha se organizimi sindikal ka sjell ndryshime në përmirësimin e mirëqenies së punëtorëve në vend.Në anën tjetër, Gëzim Kalaja, nga Bashkimi i Sindikatave të Punëtorëve të Shqipërisë, tha se të gjitha marrëveshjet e arritura Kosovë-Shqipëri duhet të realizohen,raporton Ekonomia Online.
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike