Google ADS

Kurti thellësisht i pikëlluar nga vrasja e ish-Kryeministrit japonez

12:42 | 8 Korrik 2022
arbresh.info

Kryeministri, Albin Kurti, është shprehur thellësisht i pikëlluar pas vrasjes së ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe.

“Jemi të pikëlluar dhe të tronditur nga vrasja e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Kryeministri Abe ishte një lider i shquar i Japonisë dhe mik i mrekullueshëm i Kosovës”, shkruan Kurti, transmeton arbresh.info.

Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka ndërruar jetë pas plagëve të marra.

Abe, 67 vjeç, i cili mbetet kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, u qëllua duke mbajtur një fjalim në fushatë, transmeton portal arbresh.info

“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe populli ynë po luten për familjen e kryeministrit Abe, miqtë e tij dhe popullin e Japonisë”, shton tutje Kurti në reagimin e tij.

Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka ndërruar jetë pas plagëve të marra.

Abe, 67 vjeç, i cili mbetet kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, u qëllua duke mbajtur një fjalim në fushatë, transmeton portal arbresh.info

Shinzo Abe është qëlluar në qafe dhe nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve, përkundër kujdesit të shpejtë shëndetësor.

Zyrtarët e sigurisë në vendngjarje e ndalën autorin e armatosur dhe i dyshuari 41-vjeçar tani ndodhet në paraburgim nga policia.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje se cili është motivi i sulmit ndaj ish-kryeministrit japonez. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme