Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, thotë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është betuar para gjyqtarëve serbë, dhe jo ata para presidentit.
Duke u bazuar në dokumentet e publikuara së fundmi, Kurti ka thënë se në to nuk shihet as logo, as memorandum dhe as nuk përmendet Republika e Kosovës apo Kushtetuta.
Ky është shkrimi i plotë i Kurtit në facebook:
“Integrimi i Presidentit
Pardje, u publikua jozyrtarisht teksti zyrtar i emërimit të gjyqtarëve serbë nga veriu i Kosovës. Mbase publikimi është më zyrtar sesa dokumenti i emërimit. Ai nuk ka logo e as memorandum apo çfarëdo pjese hyrëse sipër dhe si i tillë ngjan fort jozyrtar.
Këta gjyqtarë dhe prokurorë qenkan emëruar duke nënshkruar deklaratë që askund nuk përmend Republikën e Kosovës ose Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Përmendet vetëm Kosova, legjislacioni i Kosovës dhe konkluzionet e dakorduara për proces të integrimit – pra, nuk shprehet në asnjë mënyrë lojaliteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve në fjalë ndaj shtetit të Kosovës. E, në vend të Kushtetutës së Kosovës këta thuhet se paskan si bazë Marrëveshjen e Parë (Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2013).
Si derivat i asaj Marrëveshjeje të Parë, Marrëveshja për Drejtësi e 10 shkurtit 2015 midis qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, parasheh që Kryetari i Gjykatës Themelore për rajonin e Mitrovicës të jetë serb dhe gjithsej në ndërtesa të jenë 147 shqiptarë dhe 170 serbë. Qytetarët serbë do të gjykohen vetëm nga zyrtarë serbë kurse ata shqiptarë ku t’iu qëllojë.
Me këso teksti të emërimit, më parë sesa këta gjyqtarë e prokurorë të jenë betuar para Presidentit Thaçi duket se e kundërta ngjau: Thaçi hoqi gjithçka shtetërore, shmangu republikën duke depolitizuar Kosovën në term gjeografik, dhe, ishte ai që u betua para këtyre gjyqtarëve e prokurorëve që nuk e njohin Republikën e Kosovës, përkatësisht pavarësinë e shtetit tonë. Kësisoj, nuk po integrohen gjyqtarët e prokurorët serbë në shtetin e Kosovës, por Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po integrohet në drejtësinë e pajtuar me Serbinë”, ka shkruar ai.
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin