Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Kuvendin e Kosovës, Arben Gashi, ka vënë dyshime në deklaratën e djeshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se grupet terroriste të udhëhequra nga terroristi Milan Radoiçiq, po ushtrohen në dy qytetet të Serbisë, Rashkë dhe Nish.
Gashi uroi që këtë deklaratë kryeministri mos ta ketë thënë në frymën e populizmit për t’i frikësuar qytetarët dhe sipas tij Kurti duhet të ketë kujdes në këto deklarata pa pasur fakte konkrete, sepse kështu mund të mbaj të mobilizuar interesin partiak që e drejton dhe të jetë interes politik që shkon në favor të tij.
“Sa i përket deklaratës së djeshme të kryeministrit, Albin Kurti, në raport me sigurinë. Duhet të jemi të kujdesshëm në mënyrën se si deklarohen mos të krijojmë panik pa nevojë. Uroj të mos jetë një deklaratë e tentimit populist të frikësimit të popullatës së Kosovës, në mënyrë që të mbaj të mobilizuar për interesa partiake dhe politike”, ka thënë Gashi.
Në fund Gashi tha se nëse është e vërtetë kjo deklaratë e Kurtit, atëherë është fatkeqësi për Kosovën, mirëpo shtoi se edhe më par Kurti ka krijuar kriza në veri duke dashur ta mbuloj dështimin e qeverisjes së tij 3 vjeçare.
“Nëse do të ishte një situatë e tillë do të ishte fatkeqësi për Kosovën dhe si duket në vazhdimësi z. Kurti ka tentuar që të krijoj krizat në veri në mënyrë që të ketë për çka të mburret se asgjë në këtë qeverisjen e vetë tash 3 vjeçare nuk mund të quhet si sukses i tij”, ka deklaruar Gashi.
Këtë deklaratë kryeministri Kurti e ka bërë dje duke thënë se Milan Radoiçiq po i ushtron grupet e tjera terroriste që në momentet më të volitshme t’ia mësyj Kosovës, për ta pushtuar./Arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit