Google ADS

Kurti: Terroristët nuk përfaqësojnë asnjë besim, as ndonjë vend

20:15 | 3 Nëntor 2020
M. A.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka cilësuar si akt terrori e urrejtjeje sulmet terroriste të ndodhura javët e fundit, teksa ka thënë se qytetarët e Kosovës i dënojnë fuqimisht ato.

Kurti ka reaguar nëpërmjet llogarisë së tij në ‘Twitter’, gjersa ka shtuar se terroristët nuk përfaqësojnë as komb e as fe.

“Skenat e krimit të të shtënave në Vjenë, Nice dhe Dresden janë akte terrori dhe urrejtjeje. Qytetarët e Kosovës i dënojnë fuqimisht ato. Terroristët nuk përfaqësojnë asnjë besim, as ndonjë vend”, ka deklaruar ai.

https://twitter.com/albinkurti/status/1323700678737436674

Kurti lidhur me sulmet terroriste ka reaguar disa orë më parë edhe në ‘Facebook’, duke ngushëlluar të afërmit e viktimave dhe popullin e Austrisë.

“Pas sulmeve në Dresden të Gjermanisë ku u vra një e një tjetër u lëndua rëndë dhe në Paris e Nicë të Francës ku u vranë njëherë një e pastaj tre, edhe Vjena përjetoi një akt terrori famëkeq. Sulme të tilla rëndojnë mbi familjet e viktimave dhe popujve të tyre, por fuqizojnë bindjen dhe idealin njerëzor anekënd globit për t’i dënuar ato dhe për të rezistuar ndaj çdo përpjekje për të mbjellë frikë në jetët tona. Të bashkuar e në solidaritet qëndrojmë pranë më të dashurve të viktimave dhe të të lënduarve, si dhe mbarë popullit të Austrisë”, thuhej në reagimin e tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme