Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar 50 vjetorin e instalimit të njërës nga diktaturat më të egra të shekullit XX.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se 33 vite nga fundi i diktaturës së Pinochetit, në Kili edhe 1162 njerëz ende figurojnë të zhdukur, shkruan Arbresh.info.
Ashtu siç, sipas tij, 24 vite pas luftës, në Kosovë edhe 1617 njerëz janë ende të zhdukur, ndër ata që u rrëmbyen dhe u zhdukën me dhunë nga forcat e armatosura dhe autoritetet e Serbisë.
“33 vite nga fundi i diktaturës së Pinochetit, në Kili edhe 1162 njerëz ende figurojnë të zhdukur. Ashtu siç 24 vite pas luftës, në Kosovë edhe 1617 njerëz janë ende të zhdukur, ndër ata që u rrëmbyen dhe u zhdukën me dhunë nga forcat e armatosura dhe autoritetet e Serbisë.”, ka shkruar kryeministri Kurti.
“I kujtojmë, sepse të zhdukurit me dhunë, janë trashëgimi e përbashkët botërore!”, përfundoi Kurti./Arbresh.info
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...
Treqind euro për 50 metra katrorë: Faturat e Termokos-it “ng...
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndi...
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...