I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se lajmi për zhdukjen e dy policëve të aksidentuar mbrëmë është tronditës për familjen, kolegët dhe gjithë opinionin publik.
Kurti ka shtuar gjithashtu ka inkurajuar ekipet kërkuese të FSK-së, zjarrfikësit dhe policët në përpjekjet e tyre.
Ky është postimi i plotë:
Lajmi për zhdukjen e dy policëve të aksidentuar mbrëmë, është tronditës për familjarët, kolegët dhe gjithë opinionin publik.
Në këto çaste kur ekipet e shpëtimit të FSK-së, policisë, zjarrëfikësit dhe qytetarët e zonës po bëjnë të pamundurën për të gjetur policët e aksidentuar, le të qëndrojmë pranë familjarëve të tyre.
Duke ndarë bashkë shqetësimin me familjet e dy policëve, i inkurajojmë ekipet kërkuese nga FSK-ja, zjarrëfikësit dhe policët në përpjekjen e tyre.
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...