Google ADS

Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për të gjitha krimet e Serbisë gjenocidale

23:40 | 18 Shtator 2024
K.B

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se raporti për dokumentimin e kulturocidit të kryer nga Serbia në Kosovë është edhe një dëshmi për shkatërrimin sistematik të trashëgimisë sonë kulturore.

Kurti me anë të një postimi në Facebook, shkruan se ky raport i hartuar nga Komisioni shtetëror i emëruar nga Qeveria, dëshmon shkatërrimin e 1784 monumenteve dhe 175 bibliotekave.

“Raporti për dokumentimin e kulturocidit të kryer nga Serbia në Kosovë është edhe një dëshmi për shkatërrimin sistematik të trashëgimisë sonë kulturore. Ky raport i hartuar nga Komisioni shtetëror i emëruar nga Qeveria, dëshmon shkatërrimin e 1784 monumenteve dhe 175 bibliotekave, asgjësimin e 1.7 milion librave shqip, grabitjen e 3724 artifakteve dhe dhjetëra mijëra dokumenteve arkivore, dëmtimin dhe vjedhjen e qindra veprave të artit”, shkruan Kurti.

Ai thekson se Republika e Kosovës është e përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për të gjitha krimet e kryera nga Serbia gjenocidale./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme