Gjatë ditës së sotme, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka vazhduar takimet me simpatizantët e saj në Dragash.
Të pranishëm në këtë takim më qytetarë ishin edhe kryetari i LVV- së, njëherit kandidati për kryeministër Albin Kurti si dhe presidentja në detyrë, Vjosa Osmani.
Kryetari i LVV- së Albin Kurti ftoi qytetarët e Dragashit që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar me 14 shkurt për një fitore sa më të madhe të subjektit të tij.
“S’ka njeri që nuk e di se kush del i pari se nuk ka kush të dal i pari përveç nesh, por fitorja në këto zgjedhje nuk është vetëm të dalim të parët, por na duhet t’i kemi 61 deputetë, e për 61 deputetë e më shumë duhet të dilni në zgjedhje secili prej jush edhe ai që mbush 18 vjet me 14 shkurt por edhe ai që i ka 98 vjet”, tha Kurti.
Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani tha se qytetarët e Dragashit edhe me 6 tetor kishin votuar për ndryshim, por për fat të keq ai besim dhe vota e tyre është keqpërdorur ndërsa sipas saj qytetarët nuk duhet të lejojnë që sërish të ndodh e njëjta gjë.
“Qytetarët e Dragashit edhe në zgjedhjet e 6 tetorit kishin votuar për ndryshim por për fat të keq ai besim i juaji, ajo votë e juaja, është keqpërdorur, mos lejoni që të keqpërdoret më kurrë, mos lejoni që vota juaj, taksat tuaja, por mbi të gjitha e ardhmja juaj dhe e ardhmja e brezave të tjetërsohet, të shkelet e të tjetërsohet nga ata që e tjetërsuan e shkelën e tjetërsuan që dy dekada”, deklaroi Osmani.
Ndryshe në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për deputetë nga komuna e Dragashit është Uran Halimi, i cili u prezantua para qytetarëve të mbledhur në shesh.
Kishin me vete mijëra para të padeklaruara, kapen në Morinë ...
KEK-u njofton për ndalesën dyditore të njësisë B1
Osmani vendos lule te shtatorja e Rugovës për 80-vjetorin e ...
Kurti mori pjesë në prezantimin e edicionit të pestë të Libr...
Sovraniteti në veri, Kurti: Janë zbuluar 12 depo armatimi, k...
“Qëndroj me krenari para jush”, Kurti në Kuvend përmend arri...