Të dorëhequrit e fundit nga pozitat e tyre në Lëvizjen Vetëvendosje janë njerëz që po e përdorin logjikën e Partisë Demokratike të Kosovës.
Kështu ka shkruar në llogarinë e saj në Facebook zyrtarja për media e Vetëvendosjes, Tinka Kurti. Ajo ka shkruar se prej të gjitha ‘kritikave’, asnjë nuk ishte e re nga faksioni.
Postimi i plotë i saj në facebook:
“Prej të gjitha ‘kritikave’ asnjë nuk ishte e re nga faksioni. As nuk e kanë marrë mundin të bëjnë një analizë apo të shpikin diçka. Japin informacione të shkëputura e deklarata të përçarta. Shkruajnë materiale me subjekt dorëheqjen që e bëjnë tekstin lajm të botueshëm. Kritikat (kryesisht etiketa shpifëse) që po përdoren, që kundërshtarët e Lëvizjes i kanë shpikur ndër vite, e tash po ripërpunohen dobët. Këto etiketa, Lëvizja ka dëshmuar që nuk i meriton dhe akuzuesit janë demantuar si njerëz joseriozë para publikut.
E prej të gjitha etiketimve më hipokritja është kur quhet ‘oportunist’ kushdo që mbron sot të drejtën, kur thjesht ngulmon e habitet “pse jo Albini?”. Kampi i vogël i të arratisurve nga e drejta elementare, sot e përsërisin PDK-në. E kanë përpunuar fjalë për fjalshëm “e keni për pushtet”. Asnjëherë nuk është mirë me folë veç prej pozicionit ku përket, e përkatësinë e të cilit e ka përcaktuar një interes meskin”, ka shkruar Kurti në facebook.
Vdekja e Haxhi Thaçit, Konjufca u shpreh ngushëllime familje...
Lushtaku: Baca Haxhi mbeti krenar për kontributin e djalit t...
Trump dëbon qindra emigrantë, anëtarë të bandave, transferoh...
Edi Rama: Baba iku krenar Hashim
Hamza: Baci Haxhi do të mbetet shembull i njeriut me shpirt ...
Vdekja e Haxhi Thaçit, reagon Endrit Thaçi: Baci i mbylli sy...