Takimin e radhës përgjatë Forumit të Bledit për Siguri, Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti e zhvilloi me të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin rajonal, çështjet aktuale dhe situatën në katër komunat në veri të vendit, përcjell Arbresh.info
Kryeministri Kurti e njoftoi atë mbi mbarëvajtjen e zbatimit të marrëveshjes së Bratisllavës ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian në lidhje me de-eskalimin e plotë të situatës në veri të vendit.
Kryeministri tha se kanë kaluar dy muaj prej incidentit të fundit në këto katër komuna, dhe prej atëherë nuk ka pasur protesta të dhunshme, është shtuar numri i punëtorëve në ndërtesat komunale e është ulur proporcionalisht prezenca e policisë në dhe rreth ndërtesave komunale.
“Kemi një situatë të de-eskaluar kjo falë bashkëpunimit të qytetarëve nga komuniteti Serb dhe veprimeve nga institucionet e Republikës së Kosovës. E rëndësishme është tani të jemi vigjlent ndaj ri-eskalimit që mund të vijë nga deklaratat dhe veprimet e liderëve shtetëror serb.”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Ky ishte takimi i pestë i kryeministrit Kurti me Lord Peach këtë vit.
Kryeministri Kurti e falënderoi Lord peach për rolin dhe mbështetjen aktive të Mbretërisë së Bashkuar./Arbresh.info.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...