Në takimin me Sekretaren e Shtetit e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, Livia Leu, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës.
Kryeministri Kurti theksoi vullnetin për forcim të mëtejmë të marrëdhënieve të shkëlqyeshme bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës,shkruan arbresh.info.
Ai u falënderua për përkrahjen e Zvicrës dhënë popullit të Kosovës, që nga vitet e ‘70-ta dhe theksoi se mërgata jonë atje është ura më e mirë lidhëse mes dy shteteve tona.
Sekretarja Leu e vlerësoi miqësinë vibrante mes dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për kontributin e mërgatës së Kosovës në Zvicër.
Kurti tha se Republika e Kosovës është shtet prioritar për Konfederatën Zvicerane.
Ajo përgëzoi kryeministrin Kurti për përpjekjet në luftimin e korrupsionit dhe indikatorët pozitivë ekonomikë. Po ashtu potencoi rëndësinë që ka kjo në sigurinë juridike dhe ndikimin në tërheqjen e investimeve në vend.
Gjatë takimit u ritheksua gatishmëria e të dy qeverive për të konkretizuar edhe më tej bashkëpunimin në ekonomi dhe krijim të vendeve të reja të punës. U theksua se veçanërisht shkëmbimet tregtare dhe investimet në ekonomi mund të rriten.
Lidhur me situatën gjeopolitike në rajon dhe Evropë, Sekretarja Leu uroi kryeministrin për pozicionimin e qartë me demokracitë perëndimore në vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse.
U theksua zgjerimi dhe thellimi i bashkëpunimit sa më të afërt për sigurinë dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor. Sekretarja Leu tha se Ballkani është shumë i rëndësishëm për Zvicrën dhe se raporti ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është çelësi për këtë rajon.
Duke biseduar për procesin e dialogut në Bruksel, Kryeministri Kurti ritheksoi qëndrimin për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, duke pasur në qendër njohjen reciproke.
Ai tha se mohimi i krimeve të kryera nga Serbia gjatë luftës së viteve 1998-99 në Kosovë dhe mosnjohja e pavarësisë se Republikës së Kosovës, janë pothuajse e njëjta gjë. Po ashtu, veçoi rëndësinë e rritjes së përpjekjeve për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.
Kryeministri Kurti theksoi se për Qeverinë e Republikës se Kosovës, Procesi i Berlinit nuk ka alternativë, siç nuk ka alternativë anëtarësimi në Bashkimin Evropian.
Në këtë takim mori pjesë edhe deputetja Jeta Statovci, drejtuese e Grupit parlamentar të miqësisë Kosovë-Zvicër./arbresh.info/
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...