Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një takim me të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Me anë të një postimi në platformën X, Kurti ka theksuar se me Sarrazin kanë diskutuar për bashkëpunimin rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, përcjell Arbresh.info.
I pranishëm në takim ishte edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.
“Pata një mëngjes produktiv pune sot me të Dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin, me të cilin diskutuam bashkëpunimin rajonal ndërmjet vendeve të BB6 në kuadër të Procesit të Berlinit i cili këtë vit shënon dhjetëvjetorin e tij”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info
Had a productive working breakfast today with 🇩🇪 SR for the Western Balkans @ManuelSarrazin, with whom we discussed regional cooperation among WB6 countries in the framework of the Berlin Process which this year marks its tenth anniversary. pic.twitter.com/s43nJQcU6p
— Albin Kurti (@albinkurti) March 21, 2024
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...