Kurti takon përfaqësuesit e Luginës, flasin për problemet dhe shqetësimet e shqiptarëve

19:28 | 4 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pritur sot në një takim kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, kryetarin e PDSh-së, Ragmi Mustafa, zëvendës kryetarin e Këshillit Kombëtar, Enver Mehmeti, si dhe këshilltarin e kuvendit komunal në Preshevë nga radhët e PDSh-së, Shpat Aliu.

Kurti ka bërë të ditur se në takim është biseduar për problemet dhe shqetësimet e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, nga liritë dhe të drejtat themelore që cenohen nga shteti serb, deri te çështja e arsimit, shëndetësisë, papunësisë dhe e largimit të të rinjve nga vendi.

Kurti ka thënë se i ka falënderuar ata për vizitën si dhe ka shprehur gatishmërinë e qeverisë së re për t’i qëndruar afër Luginës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme