I nominuari për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti ka pritur gjatë ditës së martë, në takim një delegacion ndërkombëtar të organizimit të lutjeve të mëngjesit.
Qëndrimi i tyre në Kosovë, nuk po del të jetë krejt i rastësishëm. Siç bëhet e ditur në kumtesën e VV-së, delegacioni i përbërë nga z.Lars Rise, z.Anthony Cordle, znj.Jennifer Lu dhe znj.Iris Lu, po qëndrojnë në Kosovë për të mësuar mbi zhvillimet politike në vend.
Me këtë rast Kurti i ka njoftuar mysafirët për programin, aktivitetet dhe organizimin e VV-së, për suksesin e sfidat në zgjedhjet e fundit.
Gjeni të plotë kumtesën:
ALBIN KURTI PRITI DELEGACIONIN NDËRKOMBËTAR TË ORGANIZIMIT TË LUTJEVE TË MËNGJESIT
I nominuari për kryeministër të Kosovës nga VETËVENDOSJE!, z.Albin Kurti, në selinë qendrore të Lëvizjes në Prishtinë, sot priti delegacionin ndërkombëtar të organizimit të lutjeve të mëngjesit të përbërë nga z.Lars Rise, z.Anthony Cordle, znj.Jennifer Lu dhe znj.Iris Lu.
Këta po qëndrojnë për një vizitë në Kosovë për të mësuar më shumë mbi zhvillimet politike dhe gjendjen socio-kulturore te ne. Me këtë rast, z.Kurti i njoftoi mysafirët për programin, aktivitetet dhe organizimin e VETëVENDOSJE!-s, për suksesin në zgjedhjet e fundit dhe sfidat në të ardhmen për Kosovën duke theksuar ato për formimin e qeverisë së re në legjislaturën e gjashtë.
Ata e uruan z. Kurti për rezultatin në zgjedhje dhe i dëshiruan atij suksese të reja në vijim. Të dy palët potencuan rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë midis politikanëve të kombeve, bindjeve e rajoneve të ndryshme dhe u zotuan për bashkëpunim e takime të tjera në të ardhmen.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...