Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar tri nënkryetaret e komunave në veri, Mitrovicë e Veriut, Zveçanit dhe Leposaviqit.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka thënë se në këtë takim ka qenë i shoqëruar me ministrat, Nenad Rashiq dhe Elbert Krasniqi, shkruan Arbresh.info. .
Ai ka thënë se pas takimeve në Berlin, e ka parë të duhur që të diskutoj me to mbi nevojat për shërbimet komunalt që mund të ushtrohen të bashkërenduara në kuptim të lirisë së asocimit të komunave.
“Takim pune me nënkryetaren e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Katarina Ađančić, nënkryetaren e Komunës së Zveçanit, Nataša Tomanić dhe nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojević. Kësaj radhe bashkë me ministrat Nenad Rašić dhe Elbert Krasniqi. Pas takimeve në Berlin, konsiderova që një hap i duhur është të diskutoj me përfaqësues serb të komunave veriore. I konsultova mbi nevojat për shërbimet komunale që mund të ushtrohen të bashkërenduara në kuptim të lirisë së asocimit të komunave”, ka shkruar Kurti.
Siç tha ai, të trija nënkryetaret i kanë thënë se e anëtarësimin e Kosovës në KiE si hap të rëndësishëm në fuqizimin e komunave të tyre.
“Të gjitha ato më thanë që e shohin anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës si një hap të rëndësishëm për fuqizimin e komunave të tyre. Dhe, më premtuan që kur do të takojnë përfaqësuesit diplomatikë të QUINT-in do t’ua shprehin këto kërkesa gjithashtu. Ky ishte bashkëbisedimi ynë i dytë në pak se dy javë. Komunikimi i shpeshtë dhe i rregullt është interesim, kujdes dhe vullnet i dyanshëm për të diskutuar e planifikuar projekte, dhe për adresuar sfida e vështirësi. U jam mirënjohës nënkryetareve Ađančić, Tomanić dhe Bogojević për punën e tyre të përditshme dhe kurajën për t’i shërbyer publikes dhe qytetarëve”, ka shkruar ndër të tjera shefi i ekzekutivit./Arbresh.info/
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...