Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot në Vjenë të Austrisë, ministrin federal të Punës dhe Ekonomisë së Austrisë, Martin Kocher.
Gjatë këtij takimi, sipas njoftimit të Kryeministrisë, u diskutua për marrëdhëniet e rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, rolin dhe kontributin e diasporës dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit në ekonomi, tregti, turizëm dhe zhvillim rural, raporton Arbresh.info.
Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Kosovës, veçanërisht nëpërmjet projekteve të Agjencisë Zhvillimore (ADA), të cilat arrijnë vlerën prej 26 milionë euro. Përkrahja nga kjo Agjenci ka luajtur një rol instrumental në zhvillimin e shumë projekteve të rëndësishme për vendit, përfshirë këtu programin tonë për arsim dual.
“Duke folur për partneritetin ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, kryeministri Kurti theksoi se Austria është një nga investitorët kryesorë në vendin tonë. Sipas Bankës Qendrore shuma e investimeve direkte nga Austria është gati gjysmë miliard euro, ndërkaq kontributi i saj në sektorë, si ai i bankës, sigurimeve dhe telekomunikacionit, ka ndikuar në rritjen tonë ekonomike. Me këtë rast, kryeministri Kurti i bëri thirrje, që kompanitë austriake të hulumtojnë mundësitë dhe të angazhohen edhe në projekte të fushës së energjisë dhe infrastrukturës, në kuadër të investimeve që parashihen për tranzicionin energjetik të Kosovës dhe organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030”, thuhet në njoftim.
Kryeministri Kurti dhe ministri Kocher biseduan edhe rreth bashkëpunimit rajonal, Tregun e Përbashkët Rajonal, Planin e Rritjes të BE-së, si dhe anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Ky ishte takimi i parë ndërmjet tyre./Arbresh.info/
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe