Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Zëvendëskryeministren e Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut, Emilija Rexhepi, mirëpritën ministren Federale të Arsimit dhe Shkencës të Bosnjë dhe Hercegovinës, Jasna Duraković.
Sipas njoftimit, palët biseduan mbi nevojën e bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet dy vendeve tona, jo vetëm në fushën e arsimit, por edhe në fushat e tjera me interes të përbashkët, shkruan Arbresh.info.
Gjatë bashkëbisedimit, kryeministri theksoi të arriturat tona në fushën e arsimit gjatë këtij mandati qeverisës, me theks të veçantë në arsimin publik falas, por edhe përkushtimin e Qeverisë në barazinë mes të gjitha komuniteteve dhe qasjes së barabartë pa dallim, duke potencuar procesin e subvencionimit të librave për të gjithë fëmijët.
Ai nënvizoi se janë gjithsej 2670 nxënës të komunitetit boshnjak që vijojnë mësimin nga arsimi parashkollor e deri te ai i mesëm dhe i lartë, ndërsa numri i mësimdhënësve boshnjak është 486 në tërë Republikën e Kosovës.
Në takim u trajtua dhe mundësia e shkëmbimit të stafit mësimdhënës, si dhe krijimi i komisioneve të përbashkëta që do të ndihmonin në përmirësimin e cilësisë së teksteve shkollore në gjuhën boshnjake.
Ministrja Federale e Arsimit dhe Shkencës, Jasna Duraković, u shpreh e lumtur që ndodhet në Prishtinë dhe vlerësoi bashkëbisedimin me kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministren Rexhepi, si dhe shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e saj për rritjen e bashkëpunimit.
Nga ana e tij, Kryeministri i dëshiroi ministres qëndrim të frytshëm e produktiv në Kosovë, teksa e falënderoi atë për bisedën e sotme./Arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...