Kurti takon kryesuesin e Presidencës së Bosnjës– flasin për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen me letërnjoftime

09:20 | 10 Nëntor 2023
A Z

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris ka takuar kryetarin e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Zeljko Komshiq dhe anëtarin të Presidencës, Denis Beçiroviq.

Gjatë takimit ata kanë diskutuar rreth rëndësisë së zbatimit të plotë të marrëveshjeve që janë arritur në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Faleminderit kryetarit të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Zheljko Komshiq dhe anëtarit të Presidencës, Denis Beçiroviq, për një takim produktiv. Diskutuam rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjeve të Procesit të Berlinit, veçanërisht asaj për lëvizjen e lirë me letërnjoftim dhe eksploruam bashkëpunimin e mëtejshëm”, shkruan Kurti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme