Google ADS

Kurti takon Kryeministren e Samoas, flasin për bashkëpunim

23:07 | 26 Shtator 2024
E.G

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua në New York me Kryeministren e Samoas, Fiamē Naomi Mata’afa.

Në këtë takim, në fokus të bisedës ishte fuqizimi i marrëdhënieve dhe ngritja e bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të përbashkët.

Kryeministri theksoi rëndësinë e hulumtimit dhe zgjerimit të hapësirave të bashkëpunimit, si në fushën e arsimit për më shumë ndërlidhje mes popujve tanë, e po ashtu dhe në aspektin ekonomik e tregtar, për më shumë shkëmbime mes dy vendeve tona.

Ai e njoftoi kryeministren e shtetit të Samoas edhe me progresin që ka njohur Kosova.

Kryeministri shtoi se Kosova mbetet e përkushtuar edhe në tranzicionin drejt energjisë së gjelbër e të ripërtëritshme, për të kontribuar edhe në përballjen globale me ndryshimet klimatike.

Duke e falënderuar për bisedën e takimin e zhvilluar, kryeministri shprehu mirënjohjen për shtetin e Samoas në kuadër të raporteve tona bilaterale, e ku edhe e ftoi kryeministren që ta vizitojë shtetin tonë./Arbresh.info/

 

Të ngjashme