Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Gjeneral Major, Michele Risi, Komandant i KFOR-it në Kosovë, për të diskutuar implikimet e sigurisë rreth përhapjes së COVID-19.
Komandanti Risi theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet Qeverisë dhe KFOR-it.
Ai mirëpriti shkëmbimin e informatave në mes Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Gjithashtu Komandanti Risi përgëzoi qasjen e vazhdueshme të koordinuar të këtyre autoriteteve për ta ruajtur sigurinë në Kosovë.
Kryeministri Kurti dhe Gjenerali u dakorduan që të mbeten në kontakt e komunikim të rregullt gjatë ditëve e javëve në vijim./arbresh.info
Aeroplani i linjes Hamburg – Prishtinë, bën ulje të detyrues...
Haradinaj organizon pritje për veteranët e UÇK-së
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve për shenjën tu...
Parashikimi i motit për këtë të dielë
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë